Aksident i rëndë në kantierin e ndërtimit/ E goditi skrepi, vdes i riu në Vlorë

0
146

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në punë në Vlorë.

I riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, por në një moment në rrethana ende të paqarta ai është goditur nga skrepi që po punonte aty pranë duke marrë plāgë të rënda.

Dërgimi i tij në spital me shpejtësi nuk ka mundur që t’i shpëtojë jetën.

Ky është punëtori i tretë që ndërron jetë brenda pak ditësh në kantieret e ndërtimit në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here