Palet jane ndare per ceshtjen e identifikimit biometrik ne zgjedhje, por pas propozimt te Opozites se Bashkuar qe u refuzua nga PS-ja ne Keshillin Politik, vjen reagimi i nenkryetarit te LSI-se, Petrit Vasili.
Mesazhi i Vasilit
Asnje leshim rilindjes per vjedhjen e zgjedhjeve!
Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton voten e lire, eviton mbushjen e kutive te votimit si dhe barazi te plote te te dyja paleve ne administrimin zgjedhor eshte fundi i reformes.
Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.
Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.
Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.
Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE.
Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.
Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.