A duhet ta kenë frikë Albin Kurtin, Thaçi dhe qeveria e re e Kosovës…

0
96
Nga Avni Nezaj 

Pyetjes se shtruar me lart do të mundohem t’i jap një përgjigje shumë shpejt.

Mendoj se Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga LDK-në me patericë Hashimin kësaj here, duhet ta këtë shumë frikë Albin Kurtin dhe partinë “aksioniste” të tij.

Jo se Albini me “ushtarët” e tij do të marrin “pushkën për liri”, por se Albini si një “revolucionar” i pa bindur është më rehat në opozitë siç duket, se sa në pushtet.

Edhe përballjen me LDK-në dhe me manovrat e “gjarprit” Thaçi, nuk e beri ashtu siç edhe pritej. Tregoi deri diku papjekuri politike dhe ngutje për të vënë autoritetin e plotë të tij në qeverisje.

Ose në rastin më të keq ra pre e provokimit “jugosllav”. Të dy ata që krijuan vorbullën që Qeveria Kurti të fundosej kanë një të kaluar të dyshimtë në marrdhënjet me Serbinë. Mustafa me të vjetër, e Thaçi më të re por më të zhurmëshme sepse ka marrë në dorë litarin e ndarjes së Kosovës.

Çunat e rinj që kishte rrotull Albin Kurti, as në Prishtinë por as në Tiranë nuk e nuhatën në kohë lëvizjen e shpejtë të Thaçit dhe Mustafës të cilët kanë marrë mbi vete siç duket barrën e ndarjes së tokës së Kosovës.

Edhe koha e gjatë që iu desh të krijonte koalicionin politik mendoj se kishte brenda mundësinë e shkërmoqjes së tij të shpejtë. Kalkulimi politik i vonesës së firmosjes së qeverisë me LDK-në duket se nuk ishte bërë i saktë nga ana e VV.

Ju vodh pushteti Vetëvendosjes? Jo thjesht ju mor me manovrime të ulëta politike që sollën habi sidomos në një pjesë të elektoratit rugovian të LDK-së të cilët shpesh herë kanë akuzuar segmentet e PDK-në dhe AAK-në se kanë gisht në vrasjet poltike të pasluftës të eksponentëve të LDK-së në të gjithë Kosovën. Por politika është e paturp.

Kjo aleancë e LDK-së me djallin tashmë është realizuar por sa do ti mbijetojë inatit “rinor” te vetëvendosjes të cilëve vetëm sa u janë shtuar simpatizantët. Këtë nuk e themi dot me siguri.

Por nëse pandemia mbyllet shumë shpejt për Kosovën një stinë e nxehtë politike do të vijë. Dhe vendimi i para dy ditëve i Gjykatës Kushtetuese e ka shpejtuar më shumë këtë. Dhe shumë shpejt do ketë edhe një përgjigje per zgjedhjet e parakohëshme.

Vetëvendosja e ka traditë protestën…. dhe përplasjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here