Një ngjarje paradoksale, sa për të qeshur aq sa edhe për të qarë ka ndodhur ditën e sotme.
Në një lagje të Shqipërisë, një betoniere, nga ato që ju lënë me orë të tëra në trafik, shërbyeset e kullave të oligarkëve ka bërë të paimagjinueshmen.
Kanë si mision ndërtimin e qiell-gërvishtëseve por janë të shkujdesura në qarkullim.
Kështu banorët e një lagjeje kanë parë hata me sy kur panë që mjeti i stërmadh shkatërroi ballkonin e një vile aty pranë.
Një banor i lagjes është shprehur për JOQ: “Betonjerja prish ballkonin e një vile. Kemi 2 orë qe i biem policisë dhe s’e hap njeri telefonin. Ky është shteti jonë”.