“Rama, faleminderit për falimentimin”

0
140

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar disa foto të lokaleve që mbyllur, kanë falimentuar, pasi sipas tij, qeveria nuk i ka ardhur në ndihmë. Në fotot e publikuara vërehet se pronarëve e lokaleve dhe të bizneseve të tjera falendërojnë Ramën për këtë falimentim.

“Nëse socialistët do të merrnin vesh nga ekonomia, ata nuk do të ishin më socialistë,” ka thënë Friedrik Hajek, një ndër kontribuuesit më të mëdhenj të shkencave ekonomike. Sot, kudo nëpër Tiranë po shohim që këto fjalë janë mës e të vërteta. RAMAVIRUSI, bashkë me ushtarin e tij, Erion Betonin i kanë lënë bizneset qëllimisht në mëshirë të fatit. Qëllimi i vetëm i këtij sekti mafioz është shpopullimi i Shqipërisë për interesa okulte dhe makabre”, , shkruan Këlliçi ne rrjetet sociale.

Zyrtar i PD-se thekson se “Çdo sipërmarrës shqiptar, çdo individ dhe çdo familje meriton të trajtohet me dinjitet dhe të kompensohet nga shteti menjëherë! Ato 30 milionë euro që duan të marrin borxh për projektin korruptiv të Teatrit, bëjnë mirë t’i destinojnë në ndihmë të qytetarëve dhe biznesit të vogël!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here