Udhëtimi në Paris me charter/ PD-Ramës: Trego arsyen, nuk mund të fshihesh….

0
152

Partia Demokratike e konsideron të turpshme aktin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka udhëtuar këtë fundjavë me charter personal, me kosoto të paguar nga buxheti i shtetit.

Në deklaratën e dhënë për mediat, PD i kërkon publikisht kreut të qeverisë të tregojë arsyen e udhëtimit të tij në Paris.

Deklarate e Partise Demokratike

E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here