Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani tha se janë të paktën 4 vepra penale të kryera nga policia në rastin e familjes së Zaida Çobos.
“Në raport me familjen e zonjës, janë disa vepra penale. Janë të paktën 4 vepra penale, që lidhen me abuzimin me detyrën nga ana e Policisë së Shtetit, vepra që prekin dinjitetin dhe lirinë e të drejtave të njeriut dhe privacinë dhe vepra penale që lidhen me dinjitetin e njeriut. Është fyerje e pastër, e rëndë”, tha Manjani.