Shqipëria si kavje eksperimentale e Ramës! Deri kur…

0
189

Pasardhësit tanë nuk do të na e falin kurrë nëqoftëse do të rrimë duarkryq ndërkohë që vendin po e merr dreqi! Shitja e sapunit për djathë tanime nuk është as risi, as përbën lajm. Vendi sot është i prekur nga turbullira dhe trazira politike, ekonomike dhe shoqërore, ndoshta si asnjëherë më parë. “Bota ka nevojë për udhëheqës që janë në dashuri me drejtësinë”, ka thënë Martin Lurther King-u dekada më parë.

Shqiperia po kalon situaten me te veshtire ekonomike. Qytetaret po vuajne pasojat e pandemise, te termetit dhe te varferise ekstreme te shkaktuar nga keqqeverisja e Rames, qe me sjelljen e tij po tallet dhe po e zhyt Shqiperine ne nje kaos ekonomik. Paketa e ndihmës ekonomike e dhënë nga qeveria, ishte me e volga në Europë në raport me Prodhimin e Brendshëm.  Po përdoren qindra marifete, për të ulur numrin e përfituesve, nga ndihma dhe e ashtuquajtura në mënyrë qesharake “pagë e luftës”. Timoni i lëkundur i Timonierit nuk do ketë gjasa të frenojë gremisjen.

Tani shqiptaret nuk kanë më nevojë të sqarohen se e njohin shumë mirë kryeministrin… e kuptojnë pa folur fare sa herë ju del në media, me maskë e tanimë edhe me mjekër, i fshehur pas facebookut për të lëshuar mashtrimin… Shqiptaret jane merzitur, të gjithë thërrasin: Largohu sa nuk është vonë! Edhe sondazhet e tregojnë këtë. Rama mbart të gjitha tiparet e një diktatori, dhunues deri në dhimbje, i pacipë deri në paturpësi! Ka antipati për bashkëpunimin.

Që kur u shfaq Covid-19 në Nëntor të vitit të kaluar dhe në vazhdim, ka filluar për njerëzimin një fazë e re. Një ftohësi u krijua midis njerëzve… ndersa ne kuptuam se të Dielën virusi na sulmon më shumë se ditët e tjera. Rama me logon “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë” ka udhëhequr këto 7 vite. Ndërkohë që çdo ditë çirret duke ju thëne shqiptarëve që i ka izoluar se po i mbron nga koronavirusi, për vete kryeminsitri  u nis në fundjavë për në Paris. 

Deri kur do vazhdojë kështu?!

Standard.al

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here