Acarohet situata/ Tension i lartë në kufirin me Kosovën, policia nuk lejon qytetarët të kalojnë…

0
110

Acarohet situata në Morin.

Njerëzit bëjnë presion për të hyrë në Kosovë, por policia e doganës së Kosovës i kthen mbrapsht. Disa persona paraqesin vërtetime se nuk janë të sëmurë, por dogana kërkon test anti Covid-19.

Policia e Doganës se Vërmicës sapo ndaloi dy persona të moshës rreh 25 vjeç për shkak të mosbindjes ndaj policisë.

Ata janë ndaluar në doganën e Kosovës. Të dyja dogat ndodhen në të njëjtin vend paralel me njëra-tjetrën.

Policia e doganës së Kukësit e ndihmon atë të Kosovës për të pastruar sheshin, por sheshi mbushet sërish me njerëz dhe makina.

Situata është e acaruar pasi qytetarët janë bërë nervozë, kërkojnë shpjegime pasi pengimi u duket absurd.

Pengohen edhe disa persona që shkojnë për një rast vdekje në Kosovë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here