E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së Arta Dade u shpreh se është e çuditshme që një vend i cili aspiron për BE, ka nevojë për presion nga ambasadorët.
Arta Dade: Rezidenca e ambasadave janë toka të tyret, e vendeve që përfaqësojnë, dhe që një vend që aspiron të hapi negociata, të ketë nevojë që t’i ushtrojnë ambasadorë të fuqishëm, si ai i SHBA, BE dhe MB. Është për të ardhur keq që nuk arrihet një kompromis në vendin e vet.