“Nuk do ta ulim kokën përballë sulmit të paskrupullt të qeverisë”/ AMT firmos peticionin në Berat

0
144

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbërritur pasditen e sotme në Berat ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishtë në të njëjtin vend.

Në Berat ka mbërritur bashkë me artistë e aktivistë të tjerë edhe regjisori Robert Budina i cili gjatë fjalës së tij tha se nuk do ta ulin kokën përballë sulmit të paskrupullt sipas tij të qeverisë.

“S’kemi ulur kokën. Lart kokën, nuk jemi dorëzuar. Ka shumë të rinj të pashpresë më thanë këtu, por jo. Kultura do ju sjellë shpresën, do ju zgjojë shpirtin dhe ne do ta bëjmë ashtu siç duhet ta bëjmë atë që duhet të bëjmë. Ne jemi një grup qëndrestarësh nga sulmi i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri, jo vetëm në Shqipëri po edhe në Europë dhe përtej ka guxuar ti bëjë kulturës shqiptare dhe sidomos tempullit të vetëm të gjuhës shqipe i vjetër pothuajse aq sa Tirana siç ishte Teatrit Kombëtar, i bëri ky kryeministër që filloj sulmin 20 vite më parë, ndaj artit dhe kulturës.

Por Teatri është në zemrat tuaja dhe tonat. Lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por sapo ka filluar. Dhe do ta ndërtojmë aty kui ishte dhe siç ishte. Do të tregojmë se shqiptarët nuk janë vetëm për të mbushur barkun me bukë. Në Teatër u mblodhën të gjitha problemet e shqiptarëve. Duke nisur që nga varfëria, vjedhja e pasurive publike, shkelja e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkelja e institucioneve të drejtësisë. Kujdes, me shembjen e Teatrit ata mund të vijnë të shembin shtëpitë tuaja kur të duan e si të duan”, tha Budina.

Më herët ata kanë qenë edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan, Kukës Korçë e Pogradec për të firmosur peticionin për të cilin Aleanca për Teatrin është shprehur se do ta çojë në të gjithë Shqipërinë.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here