Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian kanë përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, që do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së.
“Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE’së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në reagimin e BE’së pas votimit të Qeverisë së re.
Gjithashtu, në reagim thuhet se një rinisje e shpejtë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetjen e emisarit sllovak Miroslav Lajcak është esenciale për arritjen e normalizimit të raporteve me Serbinë.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për kthimin e të ardhmes së evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera.