Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht, ku një djalë 30-vjeç është gjetur i pajetë në banesë.
Mësohet se djali prej një muaji jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa dyshohet se ishte dhe i sëmurë.
Me herët ai jetonte me të atin, por ky i fundit ka humbur jetën rreth një muaj më parë, pasi kishte qenë sëmurë.
Trupi i te riut u gjet paraditen e sotme, pasi policia dhe zjarrfikësja shpërtheu derën e banesës së tij, në një pallat në zonë.
Policia u njoftua nga banoret e pallatit, pasi kishte nisur të vinte një aromë e keqe në të gjithë pallatin.
Trupi i tij dyshohet se ishte dekompozuar.