Jennifer Aniston bën gjestin human për të luftuar koronavirusin/ Nxjerr në ankand foton e saj nudo historike

0
124

Për të përballuar emergjencën e koronavirusit çdo aksion është i mirë. ’Edhe duke nxjerrë nga sirtari’, një foto nudo të 25 viteve më parë. Është pikërisht kjo ajo që ka bërë Jennifer Aniston. Në të vërtetë jo ajo drejtpërdrejtë por Mark Selinger, që në 1995 e ka fotografuar aktoren të zhveshur dhe tani nxjerr në ankand atë foto së bashku dhe me shumë të tjera.

Por artistja duket se e mbështet plotësisht këtë iniciativë dhe ka postuar në rrjetet e saj sociale linkun për të marrë pjesë në ankand. Fotoja është realizuar kur Aniston ishte në kulmin e karrierës së saj, si protagoniste e ‘Friends’, në atë kohë në sezonin e saj të dytë.

Me rolin e Rachel Green artistja nga Los Angeles u bë menjëherë një modele, pasi prerja e saj e flokëve u bë një model i ndjekur nga femrat ndër vite. Fotoja e Selinger është deri më tani një nga fotot më të famshme të realizuara nga Aniston, për kopertinën e ‘Us Magazine’, që doli në shkurt të 1996. Kjo ndoshta edhe për faktin sepse artistja është shfaqur shumë pak herë në jetën e saj e zhveshur.

Me këmbët e kryqëzuara dhe gjunjët me të cilat mbulon gjoksin, kështu pozon artistja në foton e Selinger, e cila nuk është një foto erotike, por një foto që tregon pafajësi dhe pastërti, si në stilin e artistes dhe të personazhit që vetë ajo interpreton. Fotografi ka vendosur ta nxjerrë në ankand së bashku me 24 foto të tjera, të gjitha të realizuara prej tij, për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar ata që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë sigurime shëndetësore për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Ankandi është organizuar si pjesë e RADArt4Aid, një projekt i realizuar nga Red Carpet Advocacy dhe Christie’s.

“Falenderoj Mark që më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj iniciative’, ka shkruar Jennifer në postimin e saj në Instagram, ku ka sqaruar iniciativën. Në postim shfaqet edhe një video ku shihet puna për fotot e saj në studion e fotografit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here