Ish-kryeministri Albin Kurti ka reaguar me një video-mesazh nga zyra e kryeministrisë, duke theksuar se për 4 muaj kanë bërë qeverisje të mirë.
Ai theksoi se kanë dëshmuar se mund të punohet mirë, nëse ka vullnet për të mirën e qytetarëve.
Kurse për qeverinë e re, Hoti tha se ajo është qeveri koti, duke theksuar se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin ngaqë nuk mund t’ia dorëzojë detyën, atij që e ka shkarkuar.
Sipas tij, beteja e tyre do të vazhdojë.