Prej vitit 2017 ka nisur një masë shkatërrimi ndaj qendrave historike, dhe trashëgimisë kulturore; plani i kryeministrit shqiptar, me ardhjen ne pushtet, po realizohet pak nga pak duke zhdukur gjurmë historike nisur që nga kryeqyteti, Tiranë që kulmon me shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe zbritur edhe në gjithë territoret historike të vendit
Prej vitit 2017 ka nisur një masë shkatërrimi ndaj qendrave historike, dhe trashëgimisë kulturore; plani i kryeministrit shqiptar, me ardhjen ne pushtet, po realizohet pak nga pak duke zhdukur gjurmë historike nisur që nga kryeqyteti, Tiranë që kulmon me shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe zbritur edhe në gjithë territoret historike të vendit. Njeriu që i ka dhënë dorë realizmit të këtij plani, dhe inicimin e shkatërrimit ka qenë ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro e cila në një intervistë deklaronte se “qendrat historike nuk mund të mirëmbaheshin vetëm nga shteti”. Dhe për ta ligjëruar këtë plan, për ironi në vitin 2018, në prill, ditën e trashëgimisë kulturore, monumenteve, mori jetë “ligji për trashëgiminë”. Në këtë ditë, arkitekti dhe specialist i monumneteve, Kreshnik Merxhani ka reaguar duke thënë:
Sot nis një epokë e errët për monumentet në Shqiperi. Ndryshe nga fytyrat e 2003-7 që i zbulojme tek -tuk dhe që kanë bërë një ligj të ç’organizuar në mënyrë të organizuar siç thotë një profesioniste, këto të sotmit që kanë vënë gurin e parë drejt dhënies me koncension të Butritnit e me radhë…shyqyr kemi një foto, do i shikojmë dhe në të ardhmen. Ama Turp i madh është, turp e faqe e zezë!”. Dhe siç u parashikua ndodhi. Teatri Kombëtar në Tiranë, u shemb ku shteti tregoi forcën dhe terrorin, për të mos ngritur krye më pas, për çfarë do t’i presë të tjera monumente. Prej asaj dite, në Tiranë çdo natë raportohen shembje tinëzare të vilave më të vjetra, historike të kryeqytetit, që ikin nga faqja e dheut për të ngritur kulla. Por, “dora e hekurt” kundër monumenteve ka vazhduar më herët, dhe pak ditë më parë është shënuar dhe një tjetër skandal, nga qyteti i vogël i Rrogozhinës është njoftuar se po bëhet e një skemë si me Teatrin kombëtar ndaj godinës historike në qendër të qytetit, duke u bërë gati për shembje…në 2018 protestat e shoqërisë civile lajmëronin ngritjen e një “vele betoni” mu përballë Torres Veneciane në Durrës, duke bllokuar pamjen e këtij monumenti, totalisht në kundërshtim me ligjet e trashëgimisë, për të respektuar distancën e fushëpamjes. Në Butrint, aferat korruptive çojnë në hedhjen e betonit në qytetin antic, duke i hapur rrugë ligjit të PPP-ve, ku ashtu si me aferën e Teatrit Kombëtar, nuk sjell tjetër pasojë veç shkatërrimit. Këto janë në hartën e trashëgimisë më të rrezikuara, prej të cilave ende kryeministri Rama nuk ka hequr dorë nga planet e tij, thjesht po i merr me radhë…
Qendra historike në Rrogozhinë, shembja e freskët…
Lakmia nuk është e kufizuar në Tiranë. Edhe në qytete të vogla si Rrogozhina bëhet e njëjta lojë si me Teatrin Kombëtar, madje me të njëjtë inxhinierë që mashtruan duke deklaruar si të destinuar për vdekje ndërtesën e Teatrit Kombëtar- ky është raportimi i Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, duke iu referuar medaive se është gati shkatërrimi i ndërtesës historike të qytetit. Ndërkohë kanë reaguar arkitektët duke u shprehur se : “Është një ndërtesë e bukur. Duket se ato kanë qëllime korruptive, por ne e kemi të dokumentuar me foto dhe video. Nuk ka nevojë të prishet”.
Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola që drejtuan raportin për Qendrën Kulturore Rrogozhine janë kallëzuar në Prokurori për “shpërdorim detyre”. Ata janë të njëjtët ekspertë që kanë hartuar dhe inspektimin e Teatrit Kombëtar. Padia është bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ata akuzojnë Nunajn dhe Kolën se nuk kanë kryer procedurën e inspektimit sipas ligjit dhe se kanë arritur në një konkluzion të rremë kur shkruanin se Teatri Kombëtar ishte një strukturë e pasigurt.
Në qendër të zonës urbane shtrihet Qendra Kulturore Rrogozhine. E ndërtuar në stilin e Realizmit Socialist në fillim të viteve 1970, ajo u konsiderua arkitekturë më e mirë shtetërore gjatë regjimit komunist. Përbërja e linjave të pastra, format funksionale dhe modeli simetrik, mbetet shembulli kryesor i arkitekturës moderne midis stilit më tradicional në zonës.
Laim Halili, një nga përgjegjësit për mbikëqyrjen e konstruksionit të tij, tha për “exit neës”, që ishte ndërtuar me kujdes dhe i dizajnuar për t’i bërë ballë çdo kohe. Nga themelet te panelet e parafabrikuara që prodhoheshin në Durrës dhe transportoheshin në Rrogozine, i gjithë procesi ishte i kontrolluar dhe monitoruar me cilësi në çdo fazë.
Ndërtesa shtrihet në 646 metra katrorë dhe përbëhet nga dy dhoma ndërrimi, një zyrë biletash, një zyrë, dy tualete, një bibliotekë, një librari, dy zona pushimi, një dhomë projektimi dhe një sallë ekspozite. Salla e performancës është ende në përdorim për aktivitete ku marrin pjesë nxënës të shkollës tre-katër herë në vit. Përdoret gjithashtu nga komuniteti gjatë zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme. Ndërkohë, Bashkia përdor disa nga dhomat si hapësira për ruajtje, si dhe zyra që përdoret nga Drejtori i Qendrës. Sërish me pretekstin e tërmetit, edhe për këtë godinë u aludua se po rrezikohej të shembej ndërkohë specialistët janë shprehur se nuk ka pasur dëmë në elementë strukturore dhe në mur. Qendra Kulturore nuk është vetëm me vlera historike dhe kulturore, por ka edhe vlera arkitektonike.
“Vela me beton” në Durrës, protestat që s’e ndalën
Në mars të vitit 2017 një grupim i shoqërisë civile dhe përfaqësues të lëvizjes studentore organizuan në Durrës protestën me qëllim ndalimin e gërmimeve në sheshin “Veliera”. Në vitin 2019 ka riflluar protesta për Velierën duke përsëritur kërkesën e ndërprerjes së punimeve për shkak se dëmtohen vlerat arkeologjike të Durrësit të lashtë…Por Veliera u ndërtua, dhe Torra Veneciane ndodhet e bllokuar nga një beton i pamatë nga arsyet e aferës korruptive të kryebashkiakut të atëhershëm.
Butrinti si qendër biznesi
Pas publikimit në Saranda Ëeb të aferave për dhënien me koncension të qytetit antik të Butrintit dhe duke parë heshtjen politike nga qytetarët e Sarandës ka nisur organizimi i protestave për të penguar realizmin e këtij projekti. Mediat raportonin se Butrinti është gati për shitje duke kujtuar se çfarë ndodhi si pasojë e heshtjes, ndërtimi i restorantit në kalanë e Butrintit, apo me prishjen e shkallareve. Ndërsa në janar të 2019 arkeologu Neritan Ceka paralajmëroi dhënien me PPP të Butrintit, duke e denoncuar këtë skandal. Nuk vonoi që në ditët e para të vjeshtës, së 2019, në ministrinë e kulturës, u paraqit Plani i Menaxhimit të integruar të Butrintit, ku bëhej fjalë se si nëj fondacion joshtetëror, merr përsipër një gjë të pazakontë për të menaxhuar privatisht qytetin kompleks dhe mjedisin e tij, siç është qytetit antik i Butrintit.Në media të ndryshme shqiptare është folur për këtë rast i cili ngjan si ekskluziv, pra i pazakontë. Ministria e Kulturës padyshim që e miraton një program menaxhimi që është në fakt jashtë strukturave shtetërore. Kjo u konsiderua si një “kryevepër e pashembullt të trashëgimisë kulturore shqiptare”.