Në analizën e mbrëmjes në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Ngjela thotë se kërkesat e OSBE/ODIHR per Rreformen Zgjedhore duhet të ishin mbyllur brenda një ore për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt integrimit europian.
Ngjela: Në çdo konflikt ka një qendër. Epiqendra e kësaj është që politika amerikane kërkon me çdo kusht të mbarojë reformën që ka paraqitur ODIHR sepse është kusht për integrimin në BE, hapi esencial bëhet sëshpejti. Merkeli ka dhënë kushtet kundër korrupsionit në Shqipëri, ata po bëjnë reformën në drejtësi. Politika e Europës Perëndimore nuk e bënte dot. Edhe politika shqiptare e di se ku është forca. Ata po kërkojnë dy gjëra. Të përfundojnë dy kushte që ka dhënë BE, reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi e antikorrupsion. Po ta shohësh në syrin politik atëherë do kuptohet se kjo duhet për të kaluar këtë fazë preeliminare për të hyrë në BE.
Të dy palët që janë këtu janë të papërgjegjshme sepse nuk duhet ta kishin zgjatur fare bisedën por në funksion të interesit të Shqipërisë duhet thonin cilat janë interesat e ODIHR. Dhe brenda 1 ore t’i kishin mbyllur. Hidhej hapi për negociatat. Dy gjëra e trembin korrupsionin shqiptar, anëtarësimi në BE dhe dhe reforma në drejtësi. Këta humbasin pushtetin. Këshillin Politik, ata që nxjerrin pengesa nuk e di se kush i paguan. Ata që nuk duan avancimin e vendit tonë drejt BE. Ka një konkurencë Tirana me Beogradin se kush do të hyjë e para në BE. Dyshoj që është dhe influenca e tyre që të pengohet përparimi i Shqipërisë në BE. Sepse gjithë forcat serbe dhe ruse kërkojnë futjen e Serbisë përpara në BE. Në funksion të Kosovës po bëhet gjithçka. Në funksion të Kosovës po të hymë ne në BE, Kosova e ka më të lehtë ecurinë drejt europianizimit. Ky është konflikti politik.
Ngjela gjithashtu shprehet se nuk mund të ketë zgjedhje plotësisht të lira nëse nuk vendoset pushteti gjyqësor i pavarur fillimisht.
Ai thotë se duke shtyrë sa më shumë këto procese dhe reforma, palët politike në Shqipëri po ndihmojnë me apo padashje shtetet që nuk e duan vendin tonë në BE.
Ngjela: Ata që janë në tryezë e dinë. E bëjnë sepse janë kundër shqiptarëve. Çfarëdo që të bëjnë këta në funksion të ligjit, zgjedhjet e lira nuk arrihen po nuk u vendos pushteti gjyqësor i pavarur. Është një kërkesë që e duan europianët. Kto do ta vendosin votën e lirë në Shqipëri. Por kërkesat e ODIHR që i ka vënë si kusht për integrimin në BE duhet t’i kishe zbatuar brenda 1 ore. Po të ishe me shqiptarët. Këta po mos të ishte ODIHR nuk do të ishin ulur fare. Kush nuk e do Shqipërinë në BE, Beogradi. Me dashje apo padashje ti po i ndihmon.