Rifillimi i kampionatit shqitpar duket se ka qenë pozitiv për Tiranën e cila arriti të mbajë të njëjtin ritëm fitoresh si përpara pandemisë.
Kryeqytetasit morën një fitore në transfertën kundër Bylisit me rezultatin 1-3.
Fillimisht ishin bardheblutë të cilët kaluan në avantazh me anë të Cobbinah në minutën e 27. Për të dyfishuar shifrat mendoi Idriz Batha në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të një penalltie.
Bylisi arrit të reagojë vetëm në minutën e 66 me anë të Peposhit duke ngushtuar rezultatin.
Golin e qetësisë Tiranës ja dhuroi Muça në minutën e 72 duke i dhënë 3 pikë të vlefshme ekipit.
Tirana vijon rezultatet pozitive ku shënoi ndeshjen e 13 pa asnjë humbje teksa udhëheq kampionatin në kuotën e 56 pikëve, 9 pikë lar ndjekësve të Kukësit.