Ambasada Amerikane ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti. Në urimin zyrtar, thuhet se ambasada e SHBA-ve mezi pret të punojë me qeverinë Hoti.
“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.