Abuzimi me minorenen/ Nora Malaj: Shkolla duhet të shkrihet….jemi para një situate të tmerrshme…

0
119

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e cilëson të papranueshme mungesën e transparencës nga ana e ministrisë në lidhje me abuzimin e nxënëses 15-vjeçare në një shkollë në Babrru.

Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Malaj tha se shkolla në fjalë duhet mbyllur, pasi të gjithë aty, në një formë a një tjetër, janë bërë palë me situatën.

Roja e shkollës zgjidhet nga institucioni i shkollës. Zgjidhet në bazë të një rregulloreje dhe paguhet me të ardhurat e prindërve. Pra duhet të bëhet garant për ruajtjen e nxënësve. Jemi para një situate të tmerrshme. Ministria duhej të kishte bërë transparente situatën. Kjo shkollë duhet të shkrihet. Të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër janë bërë palë me situatën. Shumë më i keq është ai që nuk flet”, tha Malaj.tvt.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here