Ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta! Shpërthen Lubonja: Rama, po na çon në luftë civile…

0
114

Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta dhe lëvizje popullore. Ai theksoi se Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile.

Ai pohoi se përveç reformës zgjedhore, Shqipëria ka nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

‘Humbësit jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total. Dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin.

Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha! Këtu kemi nevojë për riformatim nga themelet të Republikës. Të hidhen njëherë themelet e ndarjes së pushteteve.

Ndaj ishin komisionet; që t’i kapi Edi Rama. Në këtë situatë, unë ndjej një frymë popullore që kërkon ndryshim. Që nuk vjen vetëm nga PD që ka hallin e vet. Por nga grupime të ndryshme, që kërkojnë ndryshmit të sistemit zgjedhor.

Një reformë e vërtetë zgjedhore duhet të ishte bërë për t’ju përgjigjur interesave të kësaj fryme që nuk ekziston fare. Këta ambasadorë në vend që të shohin e të ndjejnë këtë frymë, merren me Edi Ramën dhe më pas ia kalojnë ato Lulzim Bashës.

E treta që është dëshpëruese; është deduktuar se u bë sukses i madh për reformën zgjedhore. Këtë e shoh si një teatër që u arriti një sukses i madh. Opozita u duk sikur fitoi e rezistoi, se i mori komisonerët dhe biometrikun. Unë jam i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje.

Ky regjim kërkon lëvizje popullore, protesta, shumë gjëra, dhe në fund zgjedhje. Se s’po them se duhet të bëhet luftë civile.

Por Edi Rama po na çon drejt luftës civile. Nuk shoh se ka vullnet që të ketë zgjedhje me përfaqësi. Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen’, tha Fatos Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here