Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka rikthyer edhe njehere vemendjen drejt hetimeve për vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.
Xhaferraj i referohet pikërisht dosjes 339 të hapur pas publikimit në gazetën gjermane Bild ku u dëshmua vjedhja e votave përmes përgjimeve.
Ai ka përdorur një shprehje të përdorur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për “topin”, pra fatin e shqiptarëve.
“Një pyetje kisha për zonjën Ambasadore: Po topi i gazetës “Bild”, do vazhdojë të qëndrojë në ajër?”, shkruan Xhaferraj.