Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës 4 qershor 2020
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.