Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, deklaroi se nuk ka patur asnje parregullsi ne zgjedhjet ku ai u be kryeminister.
“Për sa kohë kam garuar unë, asnjëherë nuk ka ndodhur që parregullsitë në zgjedhje të kenë thyer vullnetin e popullit. Ka pasur vetëm një rast që dihet botërisht në zgjedhjet e Tiranës, në asnjë rast tjetër”, deklaroi Rama.
“Parregullsitë në zgjedhjue nuk kanë thyer vullnetin. Është thyer në vitin 2011, kjo dihet botërisht. Edhe ajo që ka ndodh në Tiranë, nuk ngjau në Komision. Policia nuk ka qenë problem asnjëherë. Policia nuk ka lidhje fare këtu. Si është me komisionerë politikë si jopolitikë, për ne nuk ndryshon gjë”-shton Rama.
Duket se kryeministrin e paska ‘lene kujtesa’ rruges, por qytetaret i mbajne mend mire zgjedhjet e 2017, shkeljet e te ciles u dokumentuan dhe ne menyre flagrante nga dosjet e famshme te Rilindjes ‘184’ dhe ‘339’.
Hetime të prokurorisë, të cilat vazhdojnë të zvarriten, kanë nxjerrë në dritë bashkëpunimin kriminalo-politik për blerjen e votave në zgjedhjet lokale në Dibër 2016 dhe në zgjedhjet parlamentare në Durrës 2017.
Në prill-maj 2019 në publik rrodhën një sërë përgjimesh telefonike të realizuara nga prokuroria, të cilat u botuan të plota nga revista gjermane Bild në maj 2019.
Në përgjime dëgjohen politikanë, përfshi ish-ministrin Gjiknuri dhe ish-kryebashkiakun Dako, dhe zyrtarë të lartë socialistë që flasin me figura të krimit dhe me vartës të tyre për të ushtruar trysni ndaj zgjedhësve, blerë vota, dhe manipulime të tjera.
A do te kene te njejtat standarde z.kryeminster edhe zgjedhjet e rradhes?!