Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim në këto momente aleatët e opozitës së bashkuar. Në këtë takim merr pjesë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi I punës për përmbylljen e reformës zgjedhore.
Mbrëmjen e djeshme Basha, tha se ka mbetur edhe një çështje për tu diskutuar, lidhur mbi reformën e cila është pranë një dakordësie