Tirana mbetet epiqendra/ Koronavirusi mbërrin edhe te Tatimet…

0
168

Rastet e konfirmuara zyrtarisht me koronavirus në vend nuk po njohin ulje. Tirana është epiqendra e infeksioneve. Edhe sot, nga 13 raste të reja, 11 janë në Tiranë.

Mbi 68 përqind e rasteve aktive në Shqipëri janë në kryeqytet. Ndërkohë dihet se koronavirusi ka shpërthyer në Qendrën Spitalore Universitare dhe në dy qendra shëndetësore.

Më herët ka pasur raportime për shpërthime te drejtoria e policisë, ndërsa së fundmi ka të dhëna se edhe në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve janë regjistruar raste me koronavirusin e ri.

Burime jozyrtare thonë se janë dy raste pozitive në Drejtorinë e Tatimeve.

Situata ka krijuar alarm jo vetëm në këtë drejtori, por edhe në ato të rretheve për shkak të kontakteve të vazhdueshme kohët e fundit.

Kjo situatë ka krijuar probleme edhe në ritmin e punës, ndërsa pritet që të vijnë konfirmimet për tamponët e marrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here