Shkuan në një ceremoni mortore dhe rezultuan me koronavirus. Kështu u ka ndodhur dy personave në Kamëz. Ministria e Shëndetësisë i konfirmoi me Covid-19 ndër 15 rastet e reja të deklaruara të premten. Të prekurit e 24 orëve të fundit janë kontakte familjare, por dhe vatra të reja që nuk iu dihet ende burimi i infeksionit. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve me 10 persona te infektuar. Ndërsa Shkodrës, i shtohen tre raste të reja. Numri i personave pozitiv aktual në vend ka shkuar në 269. Mundësia për të rënë në kontakt më virusin referuar këtyre shifrave është më e madhe në kryeqytet. Kryesisht në zonat e “21 Dhjetorit”, “Astirit”, “Don Boskos”, rruga e Dibrës Porcelani , “Selita”, Sauku ku janë evidentuar dhe një pjesë e rasteve pozitive. Pas Tiranës numër të lartë personash aktiv ka në Krujë, Shkodër dhe Durrës. Pjesa më e madhe e tyre janë të vetëizoluar dhe nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes ndërsa 24 të sëmurë ndodhen të shtruar në infektiv. Shifër e qëndrueshme kjo krahasuar me ditë me parë. 5 pacientë ndodhen në gjendje më të rendë shëndetësor dhe po trajtohen në terapi intensive ndërsa 1 vazhdon të jetë i intubuar.
Ndërkohë të premten Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dhe shifra e reja të testeve serologjike të kryera.
2035 mjekë dhe infermierë i janë nënshtruar analizave rreth 600 më shumë se të enjten dhe 7% e tyre kanë rezultuar pozitiv./abcnews.al