‘Zgjedhorja’, reagon OSBE: Mirëpresim marrëveshjen, është në përputhje me rekomandimet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbeshtetur konsesnsusin për reformën zgjedhore midis paleve politike, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës”,- thuhet në deklaratën e OSBE.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko