Luan Rama: Nga parku ‘Rinia’, në pellgjet ‘Bashkibabëzia’!

0
167

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka publikuar disa foto mjaft zhgenjyese nga parku ‘Rinia’ qe Veliaj inaguroi vetem 6 dite me pare.

Rreshjet e dites se djeshme duket se i kane nxjerr gjithe ‘te palarat’ projektit dhe shpenzimeve te tenderit, kjo duket edhe ne fotot krahasuese te publikuara nga Rama.

Statusi i plote:

Pa koment, pa politikë:

PËRQASJE PËRMES FOTOSH:
NGA PARKU RINIA, NË PELLGJET BASHKIBABËZIA!

Shpeshherë shirat reshjeshumë shërbejnë rëndom edhe për të pastruar rrugët e qytetit në një qytet si Tirana, ku pluhërat dhe plehërat janë gjithnjë aty si dëshmi e një metafore të trishtë të jetës qytetase të kryeqytetit tonë.

Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu këtë fundjavë në Tiranën tonë.

Vetëm pesë ditë pas përurimit të të ashtuquajturit “rehabilitim të parkut “Rinia” në qendër të kryeqytetit, shirat e e djeshëm zbuluan jo vetëm shëmtinë funksionale pas asaj estetike që i është bërë një prej zonave më të bukura të Tiranës, por nxorrën në pah edhe gjurmët e korrupsionit të bashkisë, e cila shpenzoi mbi njëmilionë euro për të prishur parkun “Rinia” e për ta zëvendësuar atë me pellgjet bashkibabëzia!

Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Mjafton vetëm pak vëmendje dhe aftësi njerëzore për të parë e perceptua fotot dhe për të krahasuar se si ka qenë parku “Rinia” dhe se si është bërë.

Mandej, gjithkush fare lehtë do të kuptojë përmasën e shëmtisë dhe të babëzisë, të paguar prej taksave të qytetarëve të Tiranës, për të kënaqur trillet korruptive të ca njerëzve kokëboshë, të cilët i imponojnë dhunshëm qytetit, shijet e tyre perverse dhe mediokre.

Fotografia e Luan Rama
Fotografia e Luan Rama
Fotografia e Luan Rama
Fotografia e Luan Rama
Fotografia e Luan Rama
Fotografia e Luan Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here