“Reforma, sa për formë”!

0
155

Nga Elmaz Sherifi –
Reforma sjell ndryshime shume te thella te veprimtarise dhe organizimit, ne fushen ku ajo zbatohet.
Reforma Zgjedhore, po vertetohet, qe nuk po kryhet, si pretendohet. Jane vetem disa amendime qe i behen Kodit Zgjedhor. Prandaj Reforma eshte sa per forme.
Reforma ne Drejtesi tashme po i shfaq dukshem deshtimet e parashikuara. Kane deshtuar inicuesit e saj, parlamenti qe e votoi me urdher e qendrim “gatitu”, si ushtria e “eunukeve” ne oborrin sulltanor. Deshtuan edhe ekspertet nderkombetare te monitorimit.
Me sa kuptohet, edhe BE, nuk ka me vullnetin qe ta zbatoj “Modelin e Shqiperise” edhe ne vende te tjera te Ballkanit Perendimor, pasi e para qe e kundershtoi ishte Maqedonia e Veriut.
Komisioni i Venecias po i ben “kritiken e kritikes”, me opinionet qe po jep sipas kerkesave te institucioneve te Shqiperise.
Ndersa “vettingun” real te institucioneve kushtetutese te vettingut, po e bejne prokuroret dhe gjyqtaret e eleminuar sipas tyre per motive politike. Ankesat e shumta po depozitohen ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasbourg.
Faktet e perditeshme te denoncimeve nga disa subjekte te eleminuar nga Komisionet e Vettingut, dhe vendimet e priteshme te kesaj gjykate, do te na japin tabllon reale, se sa edhe Reforma ne Drejtesi, ishte sa per forme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here