“Top-i”, Arbana dhe denoncimi i Adrianës!

0
355

Ilir Haxhiaj

Denoncimi qe u be mbreme ne “Top Channel” nga Adriana ishte pa diskutim trondites, tejet i rende. Deshmite per perdhunimin e te miturve jane gjithnje te tilla, por elementet e rrëfimit të mbrëmshëm e pershkallezonin situaten deri në ekstrem: te mitur te shtepise se femijes, perdhunim ne grup, perdhunim nga kujdestaret, perdhunim nga roja, perdhunim nga mesuesit, prostitucioni ne konvikt me femije jetime, deri te perdhunim nga mesuesi i fese.

Me të gjithe keta elemente, vala goditese e ketij lajmi do te ishte aktive në opinionin publik dhe në media per jave te tera. Cinike, por per gazetaret dhe portalet hijena, ky lajm horror do te ishte “ushqim i mire” dhe do te ferkonin duart.

Personalisht, sot prisja, se pari, te degjoja raportin nga policia per arrestimin e te gjithe stafit te Shtepise se Femijes, te akuzuar per kete veper te rende penale, ashtu sic ndodhi ish-shefin e komisariatit, i perfshire ne akuze. Se dyti, prisja nje thellim te hetimit gazetaresk ne kete çështje, konkretisht te Top Channel-it: deshmite nga viktimat e tjera, te cilat ishin dhunuar bashke me Adrianen (sipas saj), cili ishte roja, cilet ishin tutoret dhe, me e tmerrshmja, cili ishte ai “mesuesi i fese islame”, qe i kishte dhunuar me radhe, duke i vene femijet ne rresht.

Sot do te shfryja une i pari zemerimin per kete krim te rende, duke kerkuar plumbin ne balle per ate njeri, ashtu si per çdo pedofil qe gjallon mbi toke.

Por çfarë gjeta sot? “Top Channel” mjaftohet me “e perdhunuan ne moshen 12-vjeçare dhe fusnin njerez ne konvikt…”! Kaq pak?! Vertet kaq pak gjera “interesante” gjeti Top-i te ky denoncim?! Si ka mundësi?! Pse nuk ka denoncim per rojen, per kujdestaret e konviktit, per ate “mesuesin e fese”?! Sidomos per kete te fundit…

Po e bej une një hamendesim, si te vetmin shpjegim te kesaj çudie. Zonja Arbana e dinte dhe e di shume mire, se kjo histori eshte “shto miell e shto uje”. E di mire se nuk i del dot per zot atyre akuzave, sepse nuk ka emer konkret (perveç shefit te komisariatit), perndryshe do t’i kishte nxjerre (ate duam edhe ne).

I referohem rastit te mesuesit te fese. Ai është më i rëndi, madje më i rëndë se akuza per oficerin e policise, per vete pozicionin qe supozohet te kete nje mesues, aq me teper, mesues i fese.

Ne fakt, hamendesimin tim e mbeshtesin pergenjeshtrimet e menjehershme te ish-pjesetareve te stafit te Shtepise se Femijes, qe thone se ne organiken e tyre nuk ka patur kurre “mesues feje”, as islame, as te krishtere.

Atehere, çfare po ndodh? Çfare fshihet pas ketyre akuzave? DUAM TE ZBARDHET E VERTETA DHE DREJTESI!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here