Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në zonëne Krastës. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Ardian Çapja, i cili ka përfunduar i dëmtuar në spital.
Paraprakisht u raportua se Çapja është qëlluar me armë, ndërkohë që ka qenë në banesën e tij.
Megjithatë familjarët bëjnë thonë se Çapja është rrëzuar në banesë, ndërkohë se forca të shumta të RENEA-s kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Polcia ka njoftuar se në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë raportohet se në Fushë-Mbret është djegur një makinë në të cilën ka pasur edhe fishekë.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe burime për Fax News bëjnë me dije se fishekët kanë shpërthyer dhe një punonjë si zjarrfikëses ka mbetur i plagosur.
Nuk dihet zyrtarisht nëse djegia e mjetit ka lidhje me atentatin ndaj Ardjan Çapjas, por dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët.
Ardian Çapja u ka shpëtuar më herët dhe të paktën dy atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra që fisi i tyre ka pasur në qytetin e Elbasanit. Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.
Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.
Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.
Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.