Avokati Altin Goxhaj ka folur në në lidhje me vendimin e ri të qeverisë për hapjen e transportit publik më 15 qershor, ku qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maska në fytyrë.
I ftuar në “Fax News”, Goxhaj tha se njerëzit nuk dinë të mbajnë maska, ndërsa theksoi se ato janë burim i sëmundjeve të reja.
Ai bën fajtorë për këtë gjë qeverinë dhe mjekët, duke i akuzuar ata se po “vrasin dhe sëmurin masivisht Shqipërinë, sidomos të moshuarit”.
Më tej, avokati nënvizoi se ka qeveria ka një plan tjetër për të falimentuar ata që nuk falimentuan gjatë mbylljes për 2 muaj e gjysëm nga pandemia Covid-19.
Ai tha:
Këta po vrásin njerëzit me maska se nuk dinë si ti mbajnë. Janë në kushte jo higjenike dhe qeveria është kontrádiktore dhe këta maska që i mbajnë njerëzit janë burim i sémundjeve të reja. Mënyra si po trajtohet mbajtja e maskave në Shqipëri është faj i qeverisë dhe i mjekëve që po vrásin dhe sémurin masivisht Shqipërinë, sidmos të moshuarit. Jam shumë i shqetésuar se nuk flasin ata që duhet të flasin, jo thjesht ta thonë në një emision televiziv, por të marrin aksione ligjore dhe të ndërhyjnë në politikën shtetërore për të ndaluar masákrën ndaj qytetarëve. Mbajtja e maskave në këtë lloj mënyre, sidomos tek të moshuarit, edhe sidomos tani që i vendosin në autobus. Jam i tmérruar se si kjo gjë po kalon në një mënyrë kaq indiferente. Kam përshtypjen se është teknikë për të krijuar të sémurë për të justifikuar diktaturën e “plandemisë”. Plani i tyre për Cóvid 2 (tetor-prill) është momenti më i tmérrshëm i asaj që quhet zhdúkja totale që shqiptarët të largohen, tu nxihet jeta dhe tu shkaktohet varfëri. Ata që nuk falimentuan në planin e parë, të falimentojnë në planin e dytë.