Kryeministri Edi Rama dhe analisti Andi Bushati janë përplasur mjaft ashpër në emisionin e mbrëmjes së hënë në ‘Open’.
Gazetari Bushati I ka kujtuar Ramës se duhet t’i rikthehet librit Kurbani dhe të shohë se çfarë ka shkruar, ndërkohë që kryeministri e akuzonte për shpifës.
Ndërkohë gazetari i ka kujtuar Ramës së ka ardhur në pustet me bandat dhe po ashtu e ka mbajtur.
Ja debatet mes Ramës dhe Bushatit:
Rama: Bushat ti je shpifës…
Bushati: Ju jeni kryeshpifës, megjithatë unë prapë po ju drejtohem me ju…
Rama: Që ti je shpifës kjo nuk diskutohet …
Bushati: Unë e kam parë se çfarë keni shkruar për mua në Kurban. Nëse e keni shkruar vetë Kurbanin hape dhe lexo çfarë kë dhkruar për mua. Të kanë shkruar noj mesazh që je keq.
Rama: Ti je shpifës, shpif nga mllëfi…
Bushati: Aq shumë po ju merret goja … Nuk të kam parë ndonjëherë më keq
Rama: Shpif se më thua kriminel…
Bushati: Unë nuk shpif… E dinë të gjithë shqiptarët …
Rama: Se e dinë të gjithë shqiptarët prandaj jam këtu ku jam…
Bushati: Po po me Avdylajt e me të tjerët …
Rama: Po po…
Bushati: Kur dolët në fillim dhe ju bëtë thirrje të pasurve të shesin jahtet ju përgëzova, ndërsa sot lehtësoni taksat pë rata që blejnë jahte…
Rama: Ju jeni komunist dhe më keq se komunistët. Janë shumë pak në shqipëri që kanë mundësi të blejnë jahte, nuk ishte për shqiptarët ky ligj.
Bushati: Pra ju paskeni tallur trapin me shqiptarët…