Një person ka ndërruar jetë në Tiranë pasditen e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se personi është gjetur i vdekur tek zona ‘Bregu i Lumit’ në kryeqytet.
Dyshohet paraprakisht se ngjarja është aksidentale por grupi hetimor është në vendngjarje për të hetuar me shkaqet që çuan në vdekjen e këtij personi.