Debati mes Andi Bushatit dhe kryeministrit e nxori nga shinat Ramën, i hasi sharra në gozhdë…

0
125

Sot emisioni i mëngjezit te Bashkim Hoxha në news24, që mbetet emisioni më i shikuar ndër emisionet e mëngjezit, u dominua nga telefonatat e publikut të cilët lavdëronin në kor gazetarin dhe analistin Andi Bushati që dërmoi me pyetje dhe replika kryeministrin Rama në Top Channel te Open te Eni Vasili. Po kështu publiku lavdëroi edhe analistin Enton Abilekaj që ndryshe nga gazetarët e tjerë, sipas publikut te Bashkim Hoxha, kishte kurajo dhe zuri ngushtë kryeministrin e jo servilë si disa gazetarë të tjerë në televizionet e tjera. Kështu ishte përceptimi i publikut te Bashkim Hoxha.

Kishte kohë pa parë replika e debat të këtij niveli pa kompromis mes kryeministrit dhe gazetarëve në studio. Ishte koha e “Të PaEkspozuarit” me Ylli Rakipin, kur Edi Rama bombardohej, por shefi qeverisë ia mbylli portat në televizione.

Mbrëmë debati mes Andi Bushatit dhe kryeministrit Rama ishte i nivelit të lartë aqsa e nxori nga shinat Edi Ramën i cili është mësuar ti caktojë vetë gazetarët kur shkon në emisione. Por mbrëmë i hasi sharra në gozhdë me Andi Bushatin e Enton Abilekaj.

Debati nisi kur Bushati i tha se ai nuk i vjedh shqiptarët si Rama, por këtë gjë Kryeministri nuk e pranoi dhe nisi të revoltohej.

Kreu i qeverisë tha se fjalën vjedhje dhe shpifje, nuk mund t’ia thotë në sy dhe e akuzoi gazetarin se bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

Bushati: Jo këtu këtu, mos ngri zërin

Rama: Ti do thuash që unë po vjedh shqiptarët

Bushati: Këtu këtu, mbaje zërin qetë!

Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje.

Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi njëri-tjetrit me ti.

Rama: Për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë.

Rama: Me ju nuk e meriton.

Bushati: Është çështje edukate dhe jo personale.

Rama: Rëndësi ka që ju u tërhoqët.

Bushati: Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.

Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe…

Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.

Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme.

Më tej debati ka vijuar me tone të larta mes gazetarit dhe kryeministrit Edi Rama.

Bushati: Ju ftova mbi 10 herë për të mos e kthyer personale.

Rama: Ju jeni shpifës, me mua në sy joo. Përgjigja është kjo që ne kemi kaluar një ligj për turizmin e detit. Është kjo masë që nuk është për shqiptarët që do të blejnë jahte.

Bushati: Ju kur iu thatë shisni jahtet. Tallët trapin me dynjanë.

Bushati i përmendi oligarkët, bandat kriminale, etj çka e acaroi shumë kryeministrin.

Dhe më pas ishte edhe Enton Abilekaj që e zuri ngushtë me pyetje për ekonominë, aty ku u dhemb shqiptarëve si dhe e zuri mat në disa shifra dhe probleme, çka prapë e acaroi kryeministrin, i cili mbylli emisionin pa u përgjigjur për Kosovën.

Populli sot e tha te Bashkim Hoxha se kështu duhen debatet me kryeministrin e jo të stisura e të paguara!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here