“Investime kuturu”/ Manjani: Ja një tjetër politikë e dështuar me pasoja të rënda…

0
139

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i konsideron investime të çuara dëm ato në aeroportet e Vlorës dhe Kukësit.

Manjani shkruan se këto investime u bënë me idenë për të ulur çmimin e biletave të fluturimeve për shqiptarët.

“Askujt nuk po i bie mendja më tek ulja e çmimit. Tani sfida është rihapja dhe rikthimi i fluturimeve…

Por lëvizja e lirë në zonën schengen mbetet pezull. Biles edhe në minischengen është po pezull…

Ndaj dhe Rinasin e shohim veç kur kalojmë për të shkuar në Shkodër…
Ndërkohë, investimet kuturu të derisotme në aeroportet e reja shumëzohen me 0.

Përfundimisht:
Jo çmimi që nuk u ul e ska shanc të ulet (veç mund të ngrihet), por shqiptarët do të duhet të paguajnë edhe investimet e çuara dëm.

Ja një tjetër politikë e dështuar me pasoja të rënda”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Përtej debateve mbi tendera, fitues pa garë, koncensionet, me turqit apo europianët, eksluziviteti apo konkurrenca, me korrupsion apo ndershmëri, u shpall qëllimi:
Të ulet çmimi i biletave të avionëve për popullin.
Për këtë qëllim u vendos:
1. Të rivitalizohet aeroporti i Kukësit, ndaj dhe u dha me konvension.
2. Të ndërtohet një aeroport i ri në Vlorë.

Pra:
Shqipëria krahas Rinasit do kishte edhe 2 aeroportë të tjerë,që do rrisnin numrin e fluturimeve dhe do ulnin çmimin e biletës.
Ky ishte plani.

Në fakt jo vetëm që:
1. Në aeroportin e Kukësit fluturojnë vetëm zogj, se avionë nuk bëhet fjalë.
2. Aeroporti i Vlorës është ende në mend, megjithë deklaratat e sforcuara publike gjatë gjithë 2018 dhe 2019.
Por tashmë:

Jemi edhe pa aeroportin e Rinasit. Të vetmin aeroport që kishim. Përkohësisht. Dakort por pa të jemi.
Rihapja e Rinasit, pas pandemisë po bëhet një sfidë më vete. Në dakr ne hapur e kemi, por kish fluturon aty është puna…

Askujt nuk po i bie mendja më tek ulja e çmimit. Tani sfida është rihapja dhe rikthimi i fluturimeve…

Por lëvizja e lirë në zonën schengen mbetet pezull. Biles edhe në minischengen është po pezull…

Ndaj dhe Rinasin e shohim veç kur kalojmë për të shkuar në Shkodër…
Ndërkohë, investimet kuturu të derisotme në aeroportet e reja shumëzohen me 0.

Përfundimisht:
Jo çmimi që nuk u ul e ska shanc të ulet (veç mund të ngrihet), por shqiptarët do të duhet të paguajnë edhe investimet e çuara dëm.

Ja një tjetër politikë e dështuar me pasoja të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here