Prof. Edvin Prifti: Dikushi në një ditë fundjave në mënyrë me qesharake, gjeti kohë për t’u marrë me implementime taksash dhe…

0
138

Nga Prof. Edvin Prifti

Libertas, një fjale qe vjen nga proto latinishtja, leupero, e huazuar kjo nga nje term me i hershem akoma nga gjuha proto- indoeuropiane, leudero – perkthehet (i takon popullit).

Qe nga ardhja e indoeuropianeve ne ketë kontinent, mesa duket paraardhësit tanë prehistorike e kishin shume te qarte qe Liria i takon popullit, i takon njeriut! Po ne këto kohe moderne mendojmë akoma kështu, a i mësojmë fëmijët tanë me ketë nocion kaq te “moçëm”?!

Liria është një “përbindësh” qe nuk ngopet me gjakun e martireve te shtypur dhe shtypesve te martirizuar dhe për ti mbijetuar kohëve, ajo vazhdimisht ka nevoje te ushqehet me gjakun e tyre. E pra, nje komb te cilit “i dhurohet” liria dhe nuk derdh gjakun e martireve te vet, është nje komb qe nuk ka kurrë liri dhe çeshite me e keqja nuk e shijon dot lirine.

Nje komb i cili nuk lind martire te tille është nje komb qe nuk mund te ushqeje lirine e tij dhe rrjedhimisht nuk e meriton lirinë. Nëse nje komb mendon qe ndonjëri ia dhuron lirinë, atëherë ai është skllaveruar përsëri. Jo te gjithë kombet, popujt dhe njerëzit e meritojnë lirinë apo vijnë ne kete jete për te qene te lire.

Liria nuk është vetëm një koncept i cili ngrihet mbi autoekzistencen e individit ne raport me pjesen rrethuese sociale dhe biologjike te tij, me tepër liria është ndjenja e brendshme e baraspeshimit te autokracise ne varësi me kastat e tjera me te diskriminuara te shoqërisë. Demokracia nuk eshte sinonimi i lirisë, me tepër demokracia është sistemi me i mire qe ne njohim por aspak perfekt i cili na përafron me konceptin absolut por abstrakt te lirise. Liria është nje monumet qe njerëzimi krijoi per te kundërvënë abstrakten brenda mendjes se tij ndaj pavërtetësisë dhe erresires.

Liria ne vetvete eshte nje kremator i cdo filozofie apo ideje, eshte aq e forte dhe aq e desheruar per njerezimin sa cdo gje shuhet dhe shperbehet perpara saj. Por sa e forte eshte ne perballjen me cdo ide tjeter aq e paqendrueshme eshte ajo dhe aq surealiste perfundon ne fund te dites per njeriun, aq sa e ben njeriun te lodhet me lirine. Aq e desheruar per njerezimin kthehet ne nje barre te rende sa njerezimi nuk di cte bej me me te dhe shpesh here e hedh matane duke krijuar iluzionin qe mund te beje dhe pa te, por shpejt rigien zbrazetine e shpirtit te tij dhe fillon perseri luften per te rigjetur edhe njehere Lirine.

Ne momentin kur nje komb e provon Lirine, ai eshte iluminuar dhe ndricuar perjetesisht nga ajo. Ne ato moment nje komb i tille kapet me thonj pas saj edhe pse duke e shtrenguar ate e gjakos te vetmen shenjteri qe ai disponon. Dhe ne momentin kur e leshon si nje dicka te provuar dhe te panevojshme atehere ai komb nuk meriton me ta rigjeje perseri. Dhe nese ai komb pret qe dikush tjeter tia dhuroje apo dikush tjeter ti ofrohet per tia dhuruar, atehere ai perseri kthehet ne purgatorin e iluzionit per te mos dale me prej tij.

Liria fillon me dashurine, vazhdon me martirizimin e heronjve, vrasjen e shtypesve dhe ngandonjehere perfundon edhe me krime nga me te shemtuarat, mund te perfundoje edhe me falje dhe dashuri, por kurre ajo nuk mund te quhet liri nese perfundon me perulje ndaj shtypesit dhe lepirje duarsh, pasi ne nje rast te tille eshte nje skllaveri perpetua. E pra nje dite shtune qershori te vitit 2020 me vinin keto mendime kur kombi im shikonte se si mund te ç’bëhet liria nga mosliria e tij. Nuk jam nga ata qe urrejne serbet, perkundrazi mendoj qe jane nje komb vital dhe i lire me vlera te jashtezakonshme historike, por kurresesi nuk mund te jene skllavopronaret e arberve te ndritshem te ketij gadishulli prehistorik.

Mbase jam gabuar por mu krijua kjo përshtypje kur dikushi ne një dite fundjave, ne menyren me qesharake, ne mes te pandemisë gjeti kohen e munguar per t’u marre me implementime taksash se kjo ishte kerkesa e ofruesve dhe ofertuesve te lirisë se tyre. Liria ka shume armiq, eshte vete njeriu, por armiku me i madh i saj eshte iluzioni i lirise, i cili krijon nje matriks cerebral te pavertete ku qenia njerezore rrotullohet rreth vetes duke u kenaqur me permbushjen e nevojave te veta biologjike duke ia lene gjithe aspektin e saj social faktit te rreme se eshte e rrethuar nga Liria e dhuruar dhe mbase kurre nuk arrin te kuptoje qe e rrethon asgjeja!

E gjitha kjo me kujton aktin Manumissio vindicta ne Romen e lashte, kur pronari romak “i dhuronte” lirine skllavit ne prani te liktorit ne Republikën romake dhe ne fund te aktit skllavi duhet te thoshte me zë te larte “hunc hominem liberum volo”. Për fat te keq ai skllav, edhe pse nje ex jure quiritium (qytetar romak i ligjshem) asnjëherë nuk u be kurrë i lire! Perandoritë nuk mund te mbijetojnë përveç se duke aplikuar iluzionin e lirisë dhe sikurse romaket dikur, ex jure Quiritium eshte me teper nje shpirt i blere se sa nje shpirt i lire!

Liria kjo enderr e ngrohte qe aq shume e desherojme por qe aq pak e njohim ne kete gadishull te civilizimit primordial!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here