Tri letra dhe pesë pyetje publike për kryeministrin/ Mjeku Leonidha Ndoni tregon kalvarin në dyert e Ramës dhe ISSH-së: Kam pension denigrues!

0
155

Mjeku Leonidha Ndoni bën publike kalvarin e tij për të siguruar një pension sipas ligjit të 2015, bazuar në kontributetet dhe meritën. Pas tri letrave dërguar kryeministrit shqiptar, ndoshta asnjë në dorë të tij, përgjigjet që merr përmes ISSH, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e trajtojnë me një pension të zakonshëm, edhe pse përvoja e tij ka kushte specifike të mbështetura në ligj.

 

Mjeku Leonidha Ndoni bën publike kalvarin e tij për të siguruar një pension sipas ligjit të 2015, bazuar në kontributetet dhe meritën. Pas tri letrave dërguar kryeministrit shqiptar, ndoshta asnjë në dorë të tij, përgjigjet që merr përmes ISSH, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e trajtojnë me një pension të zakonshëm, edhe pse përvoja e tij ka kushte specifike të mbështetura në ligj. Ndoni ka vënë në dispozicion të redaksisë së “standard” pothuaj gjithë dosjen e tij të pensionit, ligjet, si dhe letrat drejtuar kryeministrit shqiptar, Edi Ramës dhe përgjigjet që ka marrë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por në këtë “rrugë zyrtare”, siç e quan mjeku, asgjë nuk është zgjidhur, veçse ka ndjerë lodhjen nga denigrimi i gjatë, prej katër vitesh. Historia e tij nis qysh në 2016, kur  mjeku onkolog dorëzoi dokumentet për pension pleqërie, e vulosur për dorëzim, si inspektore pritëse nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.

Nga dokumentacioni vënë në dispozicion për gazetën mjeku Leonidha Ndoni merr librezën e pensionit, me masën e shpërmblimit prej 26.028 lekë, që me kompesimet përkatëse shkon në 31.994.

Mjeku Ndoni ka një përvojë 44 vjeçarë si mjek rentgenolog (radiolog) prej vitit 1972- 2016. Ai është mjeku i parë shqiptar që ka themeluar imazherinë diagnostike të gjirit. Pas kthimit të specializmit në Institutin Gusta Roussy Prais, në itin 1991, në Institutin Onokologjik të Tiranës ka ngritur shërbimin e mamografisë dhe ekografisë sëe gjirit.

Ka drejtuar dhe realizuar në poliambulatorin “Zoja e Këshillit të MIrë” më ’95-’96 projektin për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit në 6 mijë gra.

Ndërsa prej vitit 1986 deri në vitin 1989 ka punuar si mjek radiolog në Spitalin klinik nr.2, dhe prej 1990 deri më 2011 ka vazhduar në Shërbimin Onkologjik pranë QSUT.

Përvoja e këtij mjeku është konsideruar dhe nga qeveria e para ’90-ës, si punë e kategorisë së parë, për shkak të rrezikshmërisë për jetën, ky kategorizim caktohej për efekt pensioni, ku vlerësohet si punë me lendët radioactive dhe me burime rrezatimi., referuar vendimit të këshillit të Ministrave të vititi 1958, që njeh datën e fundit të ndryshimit ligjor vitin 1991.

Në dhjetor, Leonidha i drejtohet kryeministrit Edi Ramës, me një letër –kërkesë për vlerësim pensioni sipas kontributit dhe meritës.

Vlerësimin e pensionit të mjekut Ndoni e përfshijnë tre ligje: – Për vitet e punës 1972-1993 sipas ligjti të kohës, viti 1958, ndër të tjera për radiologët parashikonte 6 orë punë në ditë, dhe mosha e daljes në pension  në moshën 50 vjeç.; – në vitin ’93, mjeku i referohet ligjit 7703 që del në pension tavan , për të cilin ISSH I ka thënë se duhej të kishte dalë në pension në maj të vitit 2012 – Leonodha Ndoni ndalet këtu për të thënë se në këtë rast, atëhere ISSH duhej ta paguante pensionin për këto vite, pasi gjykon se duhej të kishte dalë në pension; dhe sipas ligjit të ri që ka hyrë në fuqi më 2015, te reformës së re të pensioneve të miratuara në Kuvend mosha e pensionit shkon në 68 vjeç për burrat, pra hiqet pensioni tavan dhe llogaritja bëhet sipas kontributeve. Atëhere pse ISSH nuk I llogarit pensionin këtij mjeku, sipas këtij ligji?

Mjeku ndalon të theksojë se prej 44 vjetësh ka qenë një punë e vështirë me rrezatim direkt, ku mjaft kolegë të tij, të nderuar, kanë vdekur para kohe. “Unë pata fatin të mbijetoj, por fatkeqësisht gruaja ime prof.dr. Fabiola Ndoni iku para kohe, dhe nuk përfitoi as ajo e as unë, nga kontributi i saj”, thotë mjeku në letrën drejtuar Ramës.

Kërkesën e tij mjeku e sheh legjitime, pasi ligji i ri 2015 ka paradigmën ligjore se “kush kontribuon më shumë fiton pension më të lartë dhe dinjitoz”.

Ndoni këtë kërkon nga kryeministri Rama, që të vihet në vend ky ligj, pasi jeta e tij, sipas profesionit përfshin tre vështirësi: 1-rrezatimi; 2-kirurgjia; 3- onkologjia. Ky vlerësim do të ishte jetik për pleqërinë e vetmuar të mjekut, ashtu siç edhe I shkruan kryeministrit shqiptar në pritjen e gjatë për përgjigje….

Ka shpresuar mjeku, kur një përgjigje fillestare e ka marrë të menjëhershme. “Kryeministri” reagon duke i dërguar një letër, përmes zyrës së shtypit, ku vetëm sa e vë në dijeni mjekun se letra është marrë, dhe se do niste procesin e verifikimit pranë ISSH-së.

 

Data është 23 dhejtor 2016. Mjeku shpreson. Në fakt do ishte në nderin e kryeminsitrit sikur letra të ishte po aq personale, sa ç’shkruajti mjeku i nderuar. Por, kryeministri ynë ka preferuar distancën, zyrën e marrëdhënieve me publikun me kokën e letrës “kryeministria”!

Në shkurt të 2017 ISSH I kthen përgjigje “kryeministrisë”, për verifikim për kërkesën që paraqiti mjeku Leonidha Ndoni.  Kjo përgjigje e trajton mjekun si çdo kategori dosido të të punësuarve. Nuk ka parasysh përvojën, dhe tre ligjet që e mbështesin vlerësimin për pension të veçantë sipas meritës së kontributit që mjeku ka dhënë.

ISSH i hedh poshtë kërkesën legjitime të z. Ndoni duke shënuar se: “pensionet për personat që u lind e drejta deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, caktohen sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri në atë datë dhe nuk janë objekt ndryshimi apo rillogaritje përveç indeksimit dhe kompensimit, sipas përcaktimeve me Vendim të Keshillit të Ministrave”.

Vazhdon kalvari i mjekut për të drejtën e pensionit sipas meritës, e ligjit të vitit 2015. Pas përgjigjes së ISSH-së i shkruan sërish kryeministrit Edi Rama, me të njëjtën kërkesë për vlerësim pensioni sipas kontributit dhe meritës.

Me këtë demoralizim, mjeku shkruan: “Duke pritur një përgjigje nga ju, më erdhi një përgjigje nga ISSH. Unë do vazhdoj t’ju shkruaj, qoftë edhe letër të hapur, derisa të marr një përgjigje nga ju ose stafi juaj. Përgjigja nga ISSH nuk ishte as analitike dhe as shkencore dhe nuk më bindi: së pari, në qoftë se do të bëhej vlerësim analitik profesioni i radiologut nga itit ’72-74 për 20 e 6 muaj, vlerësohet kategori e parë, ndërsa pas viteve ’93-2016 ndryshoi në profesion i kategorisë së dytë, ku rrjedhimisht në punë del më e madhe se sa llogaritet nga ISSH. Së dyti, unë kam dalë në pension më 07.09.2016, kur mbusha moshën 68 vjeç. Pse ISSH nuk zbaton për mua ligjin e miratuar në janar të vitit 2015?! Ky ligj i miratuar nga Ju, cili është një arritje e vizionit tuaj, që kush kontribuon më shumë perfiton pension dinjitoz. Pse nuk bazohen në këtë ligj? Kanë frikë për precedent? Së treti, çdo ligj kërkon zbatimin e tij në mënyrë shkencore në tërësi, dhe rast pas rasti. Me këtë letër nuk kërkoj mëshirë, kërkoj një të drejtë që më takon. Kam një CV të pasur, për t’u vlerësuar dhe jo për t’u lexuar si “nekrologji”!

Kjo përgjigje më bëri të mentoj, që kam gabuar duke derdhur contribute reale (të kisha punuar në të “zezë”). Jo, unë kam qenë dhe do të jem një shtetas I rregullt, që paguan çdo detyrim, por njëkohësisht dhe përfiton të mirat që I takojnë. Ju lutem z. kryeministër të vlerësoni këtë problem. Mendoj se jam brenda ligjit, dhe jo jashtë tij…”, mbyll letrën mjeku, drejtuar kryeministrit.

Sërish nga zyrat e kryeministrisë, përgjigja vjen se çështja është kaluar për verifikim dhe ndjekje Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që mban datën 2.5.2017, dhe se mjeku duhej ta ndjekë çështjen tashmë pranë dyerve të ISSH. Është përcjellë më pak fjalë.

Ndërkohë që ISSH letratet, përgjigjen ia dërgon zyrave të kryeministrisë, pothuaj identik si përgjigja nga letra e parë, pa asnjë ndryshim duke përjashtuar, e shpërfillur shqetësimin e mjekut për t’u vlerësuar sipas kontributit e të meritës.

Është letra e tretë që mjeku Ndoni i dërgon kryeministrit, tashmë drejtuar si letër ankese.

Duke iu referuar dy letrave të para, asaj të dhjetorit të 2016, dhe shkurtit 2017, mjeku këmbëngul për ta ndihmuar në rrugë zyrtare, sa i takon informimit dhe zgjidhjes së problemit të tij (jo në rrugë private as përmes medias). Bashkë me letrën e majit 2017, si përgjigje nga drejtorja e marrëdhenieve me qytetarët në kryeministri, zonjës Ana Rafti, mjeku “lutet” që të informohet kryeministri për problemin që ka trajtuar, qoftë edhe në tre rreshta mbi çështjen e tre letrave të mëparshme, me shpresën se vetëm kryeministri vetë, drejtpërdrejt mund të jetë zgjidhës i këtij problem, ose stafi i tij juridik.

Tashmë i raskapitur, lodhur duke i kërkuar e lutur kryeminsitrit shqiptar për vëmendje ndaj personalitetit të tij, për të pasur vëmendje e nderimin që i takon për ta jetuar moshën e pensionimit ashtu siç e meriton mjeku Leonidha Ndoni është tërhequr. Ka vendosur të drejtohet medias, ashtu siç bëjnë shumica e qytarëve në këtë vend kur shteti u përplas dyert në fytyrë, dhe nuk njeh përballjen dhe vlerësimin. Ndoni nuk kërkon gjë tjetër veç respektimit të ligjit, që vetë Kryeministri e ka reklamuar si arritje për pensionistët, por si duket paska qenë farsë e madhe në sisitemin e pensionit. Ndaj Ndoni ka pyetjet e forta, dhe therëse, pas gjithë këtij kalvari për kryeministrin Rama, përmes gazetës standard, dhe jo më nga takat e zyrtareve të tij.

Mjeku Leonidha Ndoni përmes medias, tashmë kërkon publikisht nje pergjigje nga Kryeministri shqiptar për këto shqetësime bazike, pas shpërfilljes që i bëri pas tre letrave të mëparshme, prej gati katër vite:

1.A duhet t’i besojme skemees see pensioneve apo ajo ka deeshtuar.

2.Ata qee paguajnee taksa dhe kontribute sigurimesh sipas rregullave, pse duhet t’i besojnee keesaj skeme (mos janee mee miree ata qee punojnee nee tee zeze).

3.Ata qee vdesin pse familjaret nuk peerfitojnee asgjee.

4.Unee kam kaluar 3 periudha skemash pensioni nuk kam njee jetee tee dytee peer t’ju vlereesuar; pse nga ISSH zgjidhet varianti mee i keq?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here