Deputeti i pavarur, Lefter Maliqi në një intervistë për “ABC News”, paralajmëron se do të votojë pro marrëveshjes mes opozitës reale dhe PS-së për reformën zgjedhore.
Maliqi shprehet se “SHBA e ka kaluar topin te Rama dhe pritet që marrëveshjen ta votojë në Kuvend dhe të mos sabotojë me një pjesë të opozitës parlamentare”.
Pyetje: Ju deklaruat votën pro, ka kolegë të tjerë që do e votojnë marrëveshjen?
Maliqi: Ka dhe kolegë të tjerë që janë pro, por aktualisht janë nën trysninë e një grupi të opozitës së re për të mos ta votuar dhe mbase edhe nën ofertat dhe joshjet e Rilindjes. Prandaj po them, mbase Edi Rama e bëri marrëveshjen për sy e faqe para BE, për të thënë ne jemi gati për marrëveshje, po çfarë tu bëjmë këtyre të opozitës së re që kanë ardhur nga lista e PD dhe LSI. Ky shquhet për aktrim, kështu që ky kërkon ta hedhë topin diku tjetër, siç ua ka marrë dorën”. Loja e Ramës për të mos e votuar gjoja sikur nuk duan “opozita e re”, është kuptuar nga ambasadorët. Ndaj Lefter Maliqi me 7 deputetë të përgjegjshëm do ta votojnë Reformën e miratuar nën diktatin e tre ambasadorëve.