Zgjedhorja/ Salianji: Nuk ishte reformë e as marrëveshje…

0
164

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2 u shpreh se tryeza e Këshillit Politik nuk prodhoi as Reformë Zgjedhore dhe as marrëveshje, por thjesht “një dakordësi për një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor”.

“Nuk ishte reformë, as marrëveshje. Është një dakordësi, një ndërhyrje në një pjesë të vogël të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve. Edi Rama donte që ta merrte me hile, për të krijuar avantazh artificial në zgjedhje, duke krijuar komisionerë politikë. Nga ana tjetër, është ndërhyrje në disa elementë që në letër do të minimizojnë një pjesë të rëndësishme të manipulimit”, tha Salianji.

“Nuk ishte reformë sepse nuk garanton votën e qytetarëve. Ne do të vazhdojmë përpjekjet dhe kur të jemi në pushtet do të bëjmë reformë të plotë, me hapje listash dhe ndërhyrje në Kushtetutë”, shtoi Salianji.

Sipas deputetit demokrat, PD ra dakord për këtë gjë sepse “kjo ishte pika e vetme ku opozita mund të jepte kontribut për integrimin e Shqipërisë në BE”. Por, Salianji shtoi se opozita nuk ka “ndonjë iluzion që me Edi Ramën ka reforma në këtë vend”.

Kur u pyet nëse ka pakënaqësi ndaj lidershipit të PD-së me këtë dakordësi, Salianji tha: “Nuk ka asnjë pakënaqësi, dakordësia shihet si akt i duhur për të kaluar në zgjedhje dhe për ta mundur Edi Ramën. Nuk ka sot shqiptar që nuk është i dëshpëruar nga qeverisja e Edi Ramës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here