Për artistin kinez Wan Yunfeng çdo objekt mund të bëhet pjesë e rrobave të tij.
Duke filluar që nga qese marketi e deri te shishe të hedhura në det, veshjet që ai dizejnon përbëhen me elemente nga më të ndryshmet.Që nga apartamenti i tij i vogël në Pekin, Wan bën modë që vetëm ai e vesh.
Veshjet e tij karakteristike bëhen për të përcjellë mesazhe rreth fuqisë shkatërruese të konsumit njerëzor.
“Unë bëj rroba për të sjellë vëmendje te mjedisi, është një art performance. Sigurisht që nuk mund t’i veshësh këto rroba në jetën e përditshme, është për të përcjellë një mesazh rreth mbrojtjes mjedisore,” shprehet artisti.