Nga Artan Fuga
Shtresat shoqërore që bashkëjetojnë, fërkohen, grinden, konformohen, bëjnë aleanca me njera tjetrën, dhe si rezultat del historia e Shqipërisë në këta dhjetra vjet!
– Të papunët e qyteteve
– Qytetarët e ardhur nga zona rurale, ose të ardhurit në zonën urbane qendrore
– E migrantët, të ikur ose të ardhur si edhe familjet e tyre
– Ish pronarët e vjetër
– Militantët e partive
– Fermerët e vegjël (bujqit) e mbetur në fshat
– Trafikantët e drogës dhe të produkteve të tjera të paligjshme
– Nëpunësit
– Politikanët e lartë dhe ata lokalë si dhe deputetët, këshilltarët bashkiakë etj.
– Pensionistat, të varfërit, shtresat në nevojë
– Shitësit ambulantë dhe ata që tregtojnë në tregjet e rrënuara bujqësore të qyteteve
– Shitësit e vegjël të lagjeve prapa banakut
– Ish shitësit e viteve 90 që privatizuan dyqanet
– Ish të persekutuarit
– Ish nëpunësit e lartë dhe të mesëm të rregjimit totalitar që privatizuan pasuritë e kohës
– Diplomatët e huaj në Tiranë
– Puntorët në sipërmarrjet që nuk u japin të drejta dhe i shfrytëzojnë si fasonët, etj.
– Oligarkët që fitojnë tendera të padrejtë nga burokracia shtetrore
– Përfituesit e asistencës ekonomike në gjendje lëmoshe
Të gjitha këta profile shoqërore, këta segmente të publikut shqiptar sot, këta grupe shoqërore tranzicionalë, ku ne bëjmë pjesë, në njerin ose në disa prej tyre, jemi ne në thelbin tonë!
Ta njohim veten si jemi, kush jemi, pa u vetëgënjyer me delire, të njohim të tjerët qoftë ata në vuajtjen e tyre, qoftë ata që në gënjshtra fshehin hajdutllikun e tyre epokal dhe hiqen si moralista nëpër tribuna, media, kafene, resorte luksoze!
Ne jemi shoqëri e hajdutëve dhe e të vjedhurve,
e plaçkitësve që bëjnë moral dhe e të plackiturve që nuk bëzajnë sepse ose nuk e kuptojnë, ose janë duke dremitur,
e atyre që kanë futur duart në xhepat tanë dhe e atyre që bëjnë sikur nuk e shohin dorên e tjetrit në xhep dhe fryhen si gjela duke folur,
e alibabave me secili 400 hajdutë me vete dhe e aladinave të shtrirë lakuriq në shkretëtirën urbane,
e banditëve dhe e të dhunuarve,
e atyre që kanë privilegje, dhe e atyre që nuk kanë të drejta as si të skllavit