“Problemet që sollën rritjen e rasteve me koronavirus”, Spahia: Mungesë strategjie në përballimin e emergjencës

0
121

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka deklaruar sot në Abc News se rritja e numrit të infeksioneve ka ardhur si pasojë e mungesës së testimeve dhe mungesës së masave mbrojtëse të personelit shëndetësor.

“Duke parë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë del akoma më në pah mungesë e një strategjie në përballimin e emergjencës nga koronavirusi.

Ka një luhatje të jashtëzakonshme që tregon edhe njëherë dështimin e plotë të qeverisë në trajtimin e kësaj emergjence. Ne e kemi thënë domosdoshmërinë e një testimi në numër sa më të lartë të mundshëm. Qeveria ka dashur të mbajë nën kontroll shifrat për ta deklaruar këtë si sukses të saj.

Ka një menaxhim mediatik të numrit të testimeve.

PD ka ngritur me forcë domosdoshmërinë për testimet e shtresave me risk të lartë të prekjes nga koronavirusi. Numri më i lartë i të prekurve është në institucione. Mjekët nuk janë pajisur me mjete mbrojtëse.

Në minutat e fundit para se të vija këtu jam përballur me shqetësimin e personelit shëndetësor për mungesë të maskave, doreza mbrojtëse që në shumicën e rasteve personeli shëndetësor i blen vetë. Sot kemi mungesën e testimit të domosdoshëm të stafit. Sot e kësaj dite nuk ka reagim në këtë drejtim. Bëhet vetëm testimi i atyre që kanë shkelje.

Nëse do e menaxhonte opozita situatën do bënte sa më shumë testime. Testimi në pamundësi të testimit të vazhdueshëm duhet të bëhej për ata që janë me rrisk të lartë si mjekët infermierët, personeli shëndetësor, punonjësit e Policisë së Shtetit
Kjo është konfirmim i asaj që po thoja më para.

Sot ata dalin aty dhe bëjnë propagandën e tyre tredimensionale dhe nuk thonë asgjë për masat që duhet të merrnin për personelin shëndetësor. Përtej asaj fasade do duhej me urgjencë të garantohej mbrojtja e këtij personeli shëndetësor dhe të garantohej edhe në reparte të tjera siguria.

Mjekët kërcënohen vazhdimisht me largim nga puna nëse ngrenë shqetësime. Ata gjenden të pambrojtur dhe të pasuportuar”, tha Spahia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here