Ditë zie në familjen e Rita Orës, ndahet nga jeta personi i saj i dashur…

0
196

Mëngjesin e sotëm këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka humbur njeriun e saj të dashur.

Gjyshja e saj është ndarë nga jeta për shkaqe të cilat akoma nuk janë bërë të ditura.

Sipas “Telegraf” bëhet e ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 15:00 në fshatin Rudicë, komuna e Klinës.

Duke qënë se po jetojmë në një kohë të vështirë për shkak të pandemisë nuk dihet nëse këngëtarja do të jetë e pranishme për të përcjellë gjyshen e saj prane banesës së fundit.

Akoma nuk ka një reagim nga vetë këngëtarja për këtë humbje të dhimbshme për të dhe familjen e saj.

Ajo gjithmonë është shprehur se edhe pse janë larg ruan një marrëdhënie të mirë me gjyshërit e saj.

Vetëm pak ditë më parë Rita në llogarinë e saj në “Instagram” tregoi se si e vogël ishtë përballur me paragjykimet dhe racizmin, për shkak se ishte një emigrante nga Kosova në Mbretërine e Bashkuar.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here