EMRI/ Arrestohet 52-vjeçari në Berat pasi theu masën e ‘arrestit shtëpiak’ dhe dhunoi krushkën

0
177

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për dhunë. Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dingo, i cili ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe është konfliktuar me krushkën e tij, 54-vjeçaren U. K., duke e dhunuar.

Menjëherë pa ngjarjes policia ka arrestuar 52-vjeçarin, i cili ka rezultuar se ka qenë me masën “arrest shtëpie”. Ndërkohë, krushqit e 52-vjeçarit jetonin në të njëjtën lagje me dhunuesin, në qytetin e Beratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here