Godet deputeti i PS: Jemi 10 herë më të mirë se Gjermania e 50 herë më të mirë se Italia

0
272

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati në ‘Byro Politike’ ka folur për ekonominë shqiptare pas pandemisë.

Bushati u shpreh se shteti shqiptar ka treguar që është një partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se sot Shqipëria ka performancë, prej qeverisjes 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia.

‘Ky është momenti që financat publike mund të shpëtojnë ekonominë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare janë vlerësuesi më gjakftohtë. Shteti shqiptar është në partner i besueshëm, sjellja e mirë me financat publike bën që të jemi partner i besueshëm për tregjet ndërkombëtare. Shumë shtete sot në botë po ndërmarrin një rrugëtim të tillë duke financuar ekonominë nëpërmjet borxhit’, tha Bushati.

Sakaq ai shtoi se financat publike nuk duhet të tregohen më dorështrënguara. ‘Ky është momenti ku ndërhyhet në treg. Nuk mund të sakrifikojmë ekonominë dhe shoqërinë. Kjo krizë është më e madhe në 100 vite. Ekonomia po kalon një sprovë të fortë dhe kjo tregon se ne paskemi qenë edhe më të fortë. Kjo që po ndërmerret sot, po bëhet që bizneset  të kenë një frymëmarrje. Kemi pasur një sjellje të mirë fiskale që tregjet na vlerësuam’, u shpreh ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here