Amnistia fiskale, ekspertja: Shashkë e qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike

0
117

E ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora”, ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli tha se amnistia është një zgjidhje afatshkurtër me probleme pa mbarim afatgjatë, por edhe një zgjidhje politike por aspak teknike.

Sipas saj, amnistia fiskale po hidhet si shashkë nga qeveria për të tërhequr vëmenjden nga kriza ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Suzana Guxholli: ”Amnistia në fakt edhe e përkufizuar teorikisht edhe nga eksperienca mijëravjeçare nuk është gjë tjetër veçse një zgjidhje afatshkurtër me probleme pa mbarim afatgjatë. Një tjetër përkufizim që mund t’i bëhet amnisitisë është zgjidhje politike dhe aspak teknike. Duke qenë në prag të zgjedhjeve, duke pasur parasysh krizën në të cilën ndodhet ekonomia jonë dhe qeverisja, kuptohet që hedhin shashka për efekt elektoral për të tërhequr vëmendjen nga situata e rëndë ekonomike. Nuk më duket që jep optimizëm sidomos në këtë kontekst politik dhe ekonomik që ndodhemi ne.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here