“Karantina dështoi”, Shehu reagon pas rritjes së rasteve me koronavirus: Të mos guxojnë të mbyllin vendin

0
157

Ish- ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu komentoi në studion e Abc News situatën e krijuar nga pandemia në vend.

Teksa ka shpërthyer një valë infeksionesh, Shehu u shpreh se kryeministri nuk duhet të guxojë të mbyllë sërish vendin, duke iu referuar paralajmërimit të këtij të fundit mbrëmjen e djeshme.

Në gjykimin e tij, Tritan Shehu thekson se arsyeja pse është kjo situatë është sepse karantina dhe masat shtrënguese kanë dështuar.

“Askush të mos mendojë se mund të mbyllë prapë shqiptarët. Situata që u krijuan janë si pasojë e dështimeve të plota, nëpërmjet një mbyllje ekstreme. Kryeministri mund ta cilësojë jo vetëm si ilaçin e vetëm, por gabon rëndë. Në Shqipëri ka masa të tjera të cilat mund të aplikohen.

Mbetet fakti i asaj që e kam thënë prej kohësh. Kurba jonë ka qenë më e çuditshmja në botë. Pa pasur asnjë trend. Unë e them pse ka ardhur. Ka ardhur nga numri shumë i vogël i testimeve, ashtu siç, nga mungesa e realizimit vetëm në një laborator të testimeve. Vjen edhe nga një strategji joracionale në matjen dhe identifikimin e rasteve dhe më pas në mos ndjekjen e rasteve të kontaktit.

Kurba që lëviz, të krijon se lëvizin sipas interesave të tavolinës. Nuk ka elementë kontrolli dhe nuk ka dialog të qartë. Duke gjykuar në këtë mënyrë unë mendoj se karantina dhe masat e vendosura dështuan”, shprehet Shehu.

Më tej, demokrati thekson se mjekët kanë punuar në kushte të vështira dhe nuk mund të akuzohen për përhapjen e virusit në spitale.

“Mjekët kanë punuar në kishte të vështira, pa mbrojtje, pa pasur mundësi për të identifikuar pacientët. Faji është ia tyre që nuk përgatitën asnjë protokoll të qartë për mbrojtjen e pacientëve. Ju shikoni mjekët e kujdesit parësor sa të ekspozuar janë, u japin një maskë në javë.

Spitalet janë në situata të vështira. Nuk janë mjekët që kanë infektuar spitalin, janë mungesa e mjeteve. Duhen marrë masa urgjentisht për të shpëtuar ambientet spitalore”, u shpreh ish-ministri.

Ndërkohë, deklaratën riinfektimin e mjekut, Shehu e ka cilësuar si një befasi dhe një deklaratë e tillë nuk duhej të ishte bërë nga komiteti teknik.

“Për mua ishte befasi, është rasti i parë në botë që një komunitet shkencor deklaron këtë. Pati disa raste të dyshimta në Kore, Japoni dhe SHBA, u bënë debate të gjera, u mobilizuan, konkluzioni ishte se nuk ka riinfektim por ishin mbeturina të virusit. Kjo lidhjen nga gabime diagnostiko.

Po të ishte se komuniteti ynë ka gjetur rastin e parë në botë të infektimit duhej ishte komunikuar dhe ndoshta duhej marrë një çmim Nobel për këtë zbulim të madh.

Komiteti teknik, nuk tha asnjëherë një qëndrim shkencor që të binte ndesh ne qeverinë. Ju i shikoni çfarë ndodh në Itali, SHBA. Komiteti teknik nuk mund të jetë zëdhënës i qeverisë. Kjo e zhvlerëson komunitetit teknik dhe e nxjerr jashtë loje”, tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here