Kejdi Mehmetaj: E ardhmja e maturantëve vazhdon të luhet në ruletën e fatit, Shahini i preu në besë

Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka reaguar nepermjet nje shkrimi ne Facebook rreth protestet qe sot maturantet dhe studentet zhvilluan para Ministris se Arsimit.

Mehmetaj shprehet se cdo vit ka probleme me tezat, dhe strukturën e provimeve, dhe se ministrja Shahini i ka prere ne bese gjithe maturantet me drejtimin e saj.

Postimi i plote:

E ardhmja e maturantëve vazhdon të luhet në ruletën e fatit.

Çdo vit gjatë periudhës së zhvillimit të provimeve të maturës e derisa përfundojnë regjistrimet në universitete, familjet shqiptare kaplohen nga ankthi e pasiguria për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Çdo vit probleme me tezat, çdo vit ndryshime të strukturës së provimeve, çdo vit ndryshime të programit e të rregullave e çdo vit ndryshime në kriteret e pranimit në universitete. Pra, pavarësisht se çdo verë shoqërohet me ankesa e lot, dashakeqët e Ministrisë së Arsimit vazhdojnë eksperimentet në kurriz të të ardhmes së rinisë sonë.

Edhe këtë vit, përtej gjithë paralajmërimeve që ekspertët dhe opozita bëri, ministria vendosi ti zhvillojë provimet e më keq akoma, të ndryshojë tipologjinë e tezave duke shtuar 10 fish stresin e gjimnazistëve që u futën në provime pa ndjekur një vit të plotë akademik (duke marrë në konsideratë edhe tërmetin përveç pandemisë).
Tezat e provimit të anglishtes dhe letërsisë kanë nxjerrë në pah 3 të vërteta të hidhura:
1- Paftësinë e çdo punonjësi të Ministrisë së Arsimit, duke filluar me ministren e për të përfunduar me specialistët.
2- Shkatërrimin e sistemit tonë arsimor prej vitesh, duke i degraduar shkollat në godina që nuk kanë asnjë funksion tjetër përveçse të mbajnë nxënësit brenda për disa orë në ditë.
3- Dëshirën malinje që ka kjo qeveri për të shkatërruar të ardhmen e vendit tonë duke nxitur padijen, servilizmim e klientelizmin tek fëmijët tanë.

Çdo ankesë e kërkesë e maturantëve sot e kurdoherë është ligjitime, sepse reagojnë për dije e shkollim.

Ministria e Arsimit i preu në besë maturantët e për këtë jo vetëm duhen dhënë dorëheqie, por duhen mbajtur përgjegjesi ligjore. Plotësimi i kërkesave të shprehura të gjimnazistëve është minimumi. Në të kundërt protestat e nisura sot do i kalojnë disa herë përmasat e protestës së studentëve. Pranojeni se keni dështuar denjësisht me arsimin e hapuni rrugën ekspertëve të marrin në dorë situatën.

Me përmbajtjen e tezave nuk po merrem në këtë shkrim pasi Jane (fëmija i shtatë), Turi e ndjeshmëritë e Lasgushit janë bërë tashmë hit në rrjete sociale.

Fotografia e Kejdi Mehmetaj

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko